Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dha një konferencë shtypi në Moskë për atë që po ndodh në Ukrainë.
Ai thotë se presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se alternativa e vetme ndaj sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, është një luftë e tretë botërore.
Lavrov vijoi duke thënë se një luftë e tretë botërore mund të jetë vetëm “luftë bërthamore”.
Megjithatë ai shtoi se ky opsion, është vetëm në mendimet e politikanëve perëndimorë dhe jo në mendjen e popullit rus.
“Nëse bëhet një luftë e vërtetë kundër nesh, atëherë ata që bëjnë plane të tilla duhet të mendojnë për këtë”, tha Lavrov.