Mbrëmë pas mesnate në veri të Mitrovicës është djegur një veturë me targa serbe.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.
Rasti ka ndodhur diku pas mesnatës. Vetura është me targa të Republikës së Serbisë. Duhet të zhvillohen hetimet”, u shpreh Hoti.
Ndërsa, portali serb Kossev raporton se vetura ka qenë e parkuar në afërsi të shtëpisë së pronarit.
“E kam parkuar aty ku e parkoj gjithë kohën. Nuk u besoja syve kur shkova në punë këtë mëngjes. Pyesja veten nëse ishte makina ime”, thotë N.M.
Pronari i veturës thekson se nuk ka asnjë motiv që dikush t’i vërë flakën makinës.
Kjo është makina e 12-të që digjet në veri që nga fillimi i këtij viti.