Kombëtarja e Argjentinës fitoi Kupën e Botës në Katar, duke mposhtur Francën në finale pas ekzekutimit të penalltive (4:2).
Për t’i bërë gjërat edhe më interesante, kanë dalë në dritë mesazhet që Angel Di Maria ka shkëmbyer me gruan e tij para finales, në të cilat ai ka parashikuar saktësisht se çfarë ka ndodhur.
Gjegjësisht, bashkëshortja e futbollistit argjentinas, Jorgelina Cardozo, ka ndarë në rrjetet sociale mesazhet më se interesante, e cila është krijuar para finales së Botërorit në Katar, njoftojnë mediat e huaja.
“Do të jem kampion i botës, dashuria ime. Është e shkruar. Dhe unë do të shënoj. Sepse ishte shkruar, si në Maracana dhe në Wembley”, shkruante Di Maria, të cilës Jorgelina iu përgjigj:
“Ky mesazh më shkrin trupin, nuk di çfarë të të them”, ka shkruar ajo dhe më pas ka ardhur një përgjigje edhe më e sigurt nga futbollisti argjentinas.
“Nuk ke pse të thuash asgjë. Shkoni dhe shijoni nesër, sepse ne do të jemi kampionë bote. Sepse e ka merituar i gjithë ekipi, por edhe familjet tona” tha ai, e më pas vazhdoi:
“E di sa bukur është? Nesër do të jemi kampionë bote. Është e shkruar. E ndjej, është e jona”, përfundoi ai.
Ky parashikim doli i saktë dhe për ta bërë edhe më të mirë qëndrimin, në listën e golashënuesve u rendit edhe Di Maria, duke shënuar golin e dytë për argjentinasit.