Deti i Zi “u nda” për disa orë me detin Marmara dhe Mesdheun.
Kjo ndodhi si pasojë e një problemi teknik të tankerit që transportonte vaj luledielli, i cili bllokoi për disa orë lundrimin e anijeve në Ngushticën e Bosforit.
Mediat turke raportojnë se anija “USICHEM” që po transportonte vaj luledielli nga Rumania për në Spanjë pësoi një defekt teknik teksa po lundronte në Ngushticën e Bosforit duke detyruar autoritetet lokale që të urdhërojnë ndërprerjen e lundrimit për anijet e tjera që ndodheshin aty.
'Ayçiçek yağı' Boğaz'ı kapattı
— Odatv (@odatv) December 21, 2021