Një person ka humbur jetën mbrëmë në Klinikën Emergjente Psikiatrike në QKUK.
Dyshohet se pacienti i moshës rreth 50 vjeçare i ka vënë flakën dyshekut dhe batanijes ku po trajtohej në dhomën e izolimit në këtë klinikë. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se pacienti N.Sinani është sjellur në klinikë nën shoqërimin e policisë.
Më pas ai është futur në klinikë për trajtim ku i janë bërë ekzaminimet fillestare, para se të futej në dhomën e izolimit. Me tu futur aty, pacienti dyshohet se ka ndezur me shkrepsë dyshekun dhe batanijen. Jozyrtarisht dyshohet se viktima ka humbur jetën nga asfiksimi brenda dhomës