GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Dështon debati parlamentar për Policinë e Kosovës

12/10/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Votohet në lexim të dytë Projektligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje
Share on FacebookShare on Twitter

Debati parlamentar për shqyrtimin e projektrezolutës për mbështetje urgjente financiare për Policinë e Kosovës ka dështuar të mbahet, pasi deputetët e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), nuk morën pjesë.

Seanca e jashtëzakonshme e 12 shtatorit u thirr nga partitë opozitare. Para fillimit të seancës, Grupi Parlamentar i LVV-së ka bërë të ditur mospjesëmarrjen në seancë.

Rezoluta për shqyrtim është propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri, tha se mbështetja për Policinë e Kosovës është e rëndësishme sidomos pas sulmit më 24 shtator nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve që pasuan pastaj në manastirin e fshatit, u vranë tre sulmues serbë.

“Është e papranueshme ikja nga përgjegjësia dhe nga mbështetja për Policinë e Kosovës nga deputetët e partisë në pushtet”, tha ai.

Përmes kësaj rezolute, PDK-ja kërkon që 15 ditë nga miratimi i saj të ndahen mjetet për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës. Po ashtu, brenda 60 ditëve të miratohet projektligji për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policorë, kurse nga 1 janari 2024 të mbulohet pagesa e sigurimit shëndetësor për zyrtarët policorë.

Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ndërkaq e quajti të turpshme mospjesëmarrjen e shumicës parlamentare. Sipas tij, mbështetja dhe përkrahja e policisë nuk është interes vetëm i partive në opozitë, por i të gjithëve.

“A duhet vetëm të kemi humbje të jetës së policëve, a duhet të kemi sakrificë që të bie në ndërgjegjeje të ekzekutivit përmirësimi i kushteve dhe përkrahja e Policisë së Kosovës dhe të gjitha institucioneve të sigurisë?”, u shpreh Zemaj.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, theksoi se debati për mbështetje të Policisë së Kosovës ka kuptim nëse në seancë është i pranishëm kryeministri Albin Kurti dhe kabineti qeveritar.

“Ky Kuvend nuk është dashur të diskutojë nëse do të kishte qeveri të mirë dhe nëse do të kishte qeveri efektive për shtesa të rrezikshmërisë. Për shkak se ato janë obligim i Qeverisë”, tha ai.

Para fillimit të seancës, shefja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se tendenca e PDK-së nuk ka të bëjë me gjendjen e policisë, por me arsyetimin se kinse Qeveria nuk është duke u angazhuar sa duhet dhe synimi i tyre i vetëm është vetëm pushteti dhe jo interesi i shtetit.

Ajo, madje, tha se ka shumë marrëveshje ndërkombëtare me vlera milionëshe që kanë mbetur pa ratifikuar pikërisht nga mosgatishmëria e partive në opozitë.

Pagat e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nisin nga 210 euro në muaj për kadetët policorë, e deri në mbi 1.500 euro në muaj për drejtorin e përgjithshëm.

Radio Evropa e Lirë në muajin qershor ka biseduar me disa policë të Kosovës, që po shërbenin në pjesën veriore të vendit. Ata patën thënë se u duhej të punonin me orare të gjata, ndërkohë që nuk kishin as uniforma adekuate dhe as shujta të ngrohta.

Tags: kosovesKuvendiseanca
ShareTweetShare
Previous Post

Netanyahu mesazh të qartë Hamasit: Jeni të gjithë të vdekur

Next Post

Rapsodi Egzon Dida vjen me një këngë të re

Next Post
Rapsodi Egzon Dida vjen me një këngë të re

Rapsodi Egzon Dida vjen me një këngë të re

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.