Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas publikimit të koeficientit të pagave.
Ajo ka pyetur se ku mbetur premtimi për pagën minimale.
“Ku mbet premtimi i pagës minimale 250€?”, ka shkruar Musliu-Shoshi.
Ajo ka vlerësuar se standardin e jetës së premtuar nga Albini, me banesa, sigurim të banimit për 4000 familje, emetim të letrave me vlerë, bonove, fondin sovran, bankën zhvillimore, e të ardhura shtesë vetëm në ëndërr mund t’i shihni.
“14 shkurti ditë zie për Kosovën tonë të dashur!”, ka shkruar deputetja Musliu-Shoshi.