GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Deputetja Bajrami: Kurti i ka familjarët në Mal të Zi e Norvegji, s’mund t’i punësojë në Kosovë – VV po punëson familjarët e njerëzit e partisë

18/05/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Bajrami paralajmëri dërgimin në Kushtetuese të Projektligjit për Fondin Sovran
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, njëherësh kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur për nepotizmin e Qeverisë Kurti.

Derisa ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti se në asnjë ministri nuk ka të punësuar me mbiemrin e tij, ajo thotë se nepotizmi asnjëherë nuk është shikuar me mbiemër të tij, pasi familja e tij nuk jeton në Kosovë, por në Mal të Zi e Norvegji.

“Nepotizmin asnjëherë nuk e kemi matur me mbiemër të kryeministrit. Tani kemi rast të anëtarëve të LDK-së dhe kanë reaguar duke e bërë të qartë që ne jemi qytetarë të këtij vendi, jemi vend i vogël dhe gjithsecili e dimë se njerëzit me mbiemrin e kryeministrit janë në Mal të Zi dhe mund të jenë të punësuar atje, sigurisht që nuk kanë llogari, pasi kanë shtëpitë atje, jetojnë atje, për më tepër, ai edhe familjen e ngushtë nuk e ka këtu por e ka në Norvegji”, thotë Bajrami.

Deputetja përmend rastet që publikohen çdo ditë në media për punësime familjare e partiake të VV-së, e të tjera në kundërshtim me ligjin dhe se nuk ka asnjë institucion që dikush është punësuar në bazë të meritave që nga ardhjes në pushtet të kësaj qeverie.

“Por unë besoj se sidomos mediat kanë raportuar në baza ditore që kur qeveria ka marrë mandatin se i ka pasur kauzat kundër nepotizmit dhe se do të ketë meritokraci nuk janë asgjëkundi. Për shkak se në baza ditore ju raportoni e ne i shohim mandej, të cilat po bëhen dhe fakte, që këta punësojnë anëtarë familjes, eksponentë partiakë, në disa raste kemi pasur punësime në kundërshtim me ligjin, siç janë bordet e ndërmarrjeve publike, ku ligji për to në mënyrë eksplicite e definon se nuk duhet të jenë në garë ata që kanë qenë në lista zgjedhore në 2-3 vitet e fundit e kështu me radhë. Tash sa i përket nepotizmit tashmë dihet. Unë nuk e di që ka ndonjë institucion që dikush në bazë të meritave është punësuar deri më sot prej kur e ka marrë mandatin kjo qeveri”, thekson deputetja e LDK-së për Gazeta Blic.

Ajo tregon se edhe deputetëve të VV-së u ka thënë se ato vetëm në opozitë kanë vendosur standarde për të tjerët për nepotizëm, ndërsa që tani punësimet bëhen në bazë të lidhjeve familjare e librezave të partisë.

“Madje, në diskutime me kolegë deputetë edhe nga Vetëvendosje, unë u kam thënë se ju do të kishit qenë shumë të mirë të qëndronit në opozitë dhe të vendosnit standarde për të tjerët sepse në fakt të gjitha këto kanë qenë standarde që ata i kanë vendosur për të tjerët, por sot kemi nepotizëm gjithandej, kemi njerëz të punësuar jo në bazë të meritave por në bazë të librezave partiake, në bazë të kontributit që ata japin dhe të mbrojtjes që i bëjnë qoftë partisë, qoftë liderit, dhe meritokracia nuk është asgjëkundi. Madje mund të them se ka një pakënaqësi edhe në mesin e atyre të cilëve e kanë mbështetur në zgjedhjet e fundit nacionale Lëvizjen Vetëvendosje sepse po e shohin se të gjitha parullat e tyre kanë qenë vetëm për ardhjen në pushtet dhe nuk po zbatohen në asnjë institucion”, thekson Hykmete Bajrami.

Sipas saj, VV ka shkelur këtë e çdo premtim tjerë të bërë dhe se tash për punësimet thotë se po bëhen në bazë të meritave e profesionalizmit, por që sa ka qenë në opozitë nuk ia ka shikuar CV-në askujt.

“Absolutisht, është shkelje jo vetëm i këtij premtimi por edhe i secilit premtim tjetër të cilin e kanë dhënë. Tash po e kuptoj, këta po gjenden në një situatë jo të favorshme dhe po mundohen që të na tregojnë se njerëzit të cilët po punësohen e avancohen në baza ditore, e kanë këtë në bazë të meritave, në bazë të profesionalizmit. Por ne e dimë shumë mirë për 15 vite sa ka qenë Vetëvendosje në opozitë, askujt nuk ia ka shikuar CV-në dhe në qoftë se ka qenë i lidhur me një lidhje komplet të largët me ndonjë parti politike, është gjykuar e stërgjykuar pikërisht nga VV. Dhe unë konsideroj që meritokracia, ky kriter për punësime në administratën publike është jashtëzakonisht i rëndësishëm, jo vetëm për këtë qeveri, duhet të jetë i rëndësishëm për secilën qeveri sepse këta janë njerëz të cilët ofrojnë shërbime, bëjnë politika dhe duhet të vijnë në shprehje më të mirët. Përndryshe, ne nuk do të kemi progres në asnjë fushë”, deklaron deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami

Tags: Hykmete Bajramildk
ShareTweetShare
Previous Post

Naimi ia qet dorën në bel Beniadës, nuk e lë pa reaguar Mihrija

Next Post

EULEX prezanton raportin e monitorimit për Aplikimin e Lirimit me Kusht në Kosovë

Next Post
EULEX prezanton raportin e monitorimit për Aplikimin e Lirimit me Kusht në Kosovë

EULEX prezanton raportin e monitorimit për Aplikimin e Lirimit me Kusht në Kosovë

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.