Timothy Less, bashkëpunëtor në Qendrën për Gjeopolitikë të Universitetit të Cambridge tha se nuk e sheh arsyeshme të bëhet edhe aq zhurmë për akuzat e deputetes britanike Alicia Kearns se Kisha Ortodokse Serbe kontrabandon armatim në veri në Kosovë pasi atë vet deputeten nuk ka aq konsideratë as në Britani sipas tij.
Përkundër pozitës së rëndësishme të saj në parlamentin britanik si kryetare e komisionit për politikë të jashtme dhe akuzave të rënda profesori britanik nuk shqetësohet edhe aq në deklaratën e tij për median serbe Kosovo-Online, siç e raportoi të mërkurën.
S’ka nevojë të shqetësohen nga deklarata e deputetes britanike Alicia Kearns se Kisha Ortodokse Serbe mori pjesë në kontrabandën e armëve me ambulancë, sepse, siç tha ai, deputetja ka një histori të bërjes së komenteve të pasakta rreth Ballkanit dhe për shkak të dijenisë të saj së kufizuar për këtë rajon. Less shtoi se askush në Britani nuk reagoi ndaj deklaratave të saj, sepse ky është vetëm shembulli më i fundit i komenteve të saj të pasakta.
“Nuk i shoh komentet e Alicia Kearns si diçka për të cilën duhet mërzitur edhe aq. KFOR e konfirmoi se pretendimi i saj ishte i pabazë dhe askush në Britani nuk reagoi ndaj deklaratës së saj. Deputetja ka një histori të bërjes së komenteve të pasakta rreth Ballkanit për shkak të dijenisë në dukje të kufizuar rreth rajonit dhe ky është vetëm shembulli i fundit,” ka thënë Less sipas medias serbe Kosovo Online.
Deputetja Alicia Kearns, anëtare e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Britanik, dje gjatë prezantimit të saj, akuzoi se armët po kontrabandohen nga Serbia në Kosovë me ndihmën e ambulancave, të cilat më pas ruhen në kishat ortodokse. KFOR-i u deklarua sot për këtë duke theksuaer “nuk ka prova për kontrabandë të dyshuar” e shtuar tutje se kjo është në kompetencën e autoriteteve kosovare të rendit dhe ligjit.
Kisha Ortodokse Serbe në anën tjetër, përmes një komunikate të dioqezës së Rashkës-Prizrenit, ka kërkuar që këto akuza të sqarohen për t’ua mundësuar atyre të veprojnë ndaj atyre që pretendohet se e kanë bërë këtë vepër ose të mohohen pasi do të reagojnë për këtë deklaratë që i rrezikon klerin serb me gjuhë të urrejtjes.
Qeveria serbe ka reaguar poashtu konsiderueshëm më me seriozitet sesa preferon profesori britanik Less. fillimisht ministri serb i mbrojtjes Milos Vucevic, tha se janë deklarate të fabrikuara një lobistjeje pro shqiptare. Ndërsa kolegu i tij në ekzekutivin serb, shefi i diplomacisë serbe Ivica Dacic ka ftuar një diplomat britanik në Serbi të mërkurën për të biseduar rreth akuzave të Kearns./