“Big Brother VIP 3” ka nisur përgatitjet dhe po përfliten disa emra që mund të shohim brenda shtëpisë. Nga ana tjetër ka kuriozitet edhe për opinionistët.
Arbër Hajdari ka deklaruar se nuk do jetë më në rolin e opinionistit këtë sezon ndërsa Zhaklin Lekatari në një intervistë për “Pushime On Top”, është shprehur se pavarësisht se ka qenë një ‘luftë’ në vetvete, të pasurit këtë pozicion në BBV, e ka rritur profesionalisht.
Gjatë intervistës asaj iu bë e ditur se lart e poshtë po përflitet se moderatorja Eva Murati mund të jetë opinionistja në sezonin e ardhshëm.
Zhaklina tha se nëse duan atë, asaj i bëhet qejfi.