GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Deklaratat e çuditshme që ‘shefat e shtetit’ i bënë ditëvë të fundit

19/12/2021
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Deklaratat e çuditshme që ‘shefat e shtetit’ i bënë ditëvë të fundit
Share on FacebookShare on Twitter

Ditëve të fundit, krerët institucionalë në Kosovë kanë bërë disa deklarata të çuditshme. Duke filluar nga deklarata e ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli për kursimin e rrymës ku përmendi e konzolat e videolojërave e deri te deklarata e kryekuvendarit Glauk Konjufca ku e quan ish-kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtirin “akademik të kanalizimeve e ujësjellsit”, këto deklarata kanë ngjallur reagime në opinionin publik.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një postim të saj në Facebook këshilloi qytetarët si duhet të kursejnë energjinë elektrike në kohën kur Kosova po përballet me krizë të madhe energjetike dhe është paralajmëruar edhe shtrenjtim i rrymës, shkruan lajmi.net.

Por, ndër të tjera, Rizvanolli gjithashtu përmendi edhe konzolën e videolojërave apo siç njihet me emrin “joystick” si pajisje nga e cila duhet të kursehet rryma.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Ekonomik duke sqaruar deklaratën e saj, ka kërkuar qytetarët që ta kursejnë energjinë elektrike për ngrohje nëse kanë mundësinë.

Një tjetër deklaratë e çuditshme ishte ajo e kryekuvendarit Glauk Konjufca i cili gjatë një paraqitjeje televizive u pyet lidhur me deklaratën e tij gjatë fushatës zgjedhore ku e quante tani më ish-kryetarin e Mitrovicës, aso kohe kandidat për kryetar të komunës, Agim Bahtirin “akademik”.

Konjufca tha se deklarata e tij për Bahtirin është keqkuptuar dhe se Konjufca ka thënë se Bahtiri është akademik i kanalizimeve dhe ujësjellësit.

“Akademik i kanalizimeve dhe ujësjellësve po, për besë, mendoj që është”.

“Kam thënë që është akademik i çështjeve komunale, komuna shtron kanalizim, shtron rrugë, e bën një park. Unë mendoj për këto çështje, ende nuk e ndërroj mendimin se akademik është zotëri Bahtiri”.

“Më keni keqkuptuar, nuk e kam pasur fjalën për akademik të Akademisë së Shkencave”, u shpreh Konjufca.

Tjetër deklaratë e çuditshme ishte ajo e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e cila tha se me pranimin e marrëveshjes për moratoriumin 1 vjeçar të dalur nga Marrëveshja e Washingtonit është cenuar Kushtetuta e Kosovës.

“Kosova ka miq dhe aleatë të rinj dhe të vjetër në të gjitha kontinente, që janë të palëkundur në mbështetjen që na japin në rrugëtimin tonë të drejtë të qenit anëtar me të drejta të plota dhe të barabarta në komunitetin ndërkombëtar. E gjitha kjo ka ndodhur përkundër një starti jashtëzakonisht sfidues. Duke aplikuar një politikë të jashtme tërësisht pasive, të çakorduar në të kaluarën, e fatkeqësisht duke e pranuar moratoriumin që cenonte rendin tonë kushtetues dhe të drejtën për konsolidimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar”, deklaroi ajo.

Presidentja Vjosa Osmani përpara tetë ditësh në fjalën përshëndetëse ndaj presidentit amerikan, Joe Biden, thoshte se kosovarët janë populli më pro-amerikan në botë. Megjithatë tetë ditë më pas, Osmani në Kuvend tha se njëra pikë e marrëveshjes së dalë nga Zyra e Ovale e Shtëpisë së Bardhë ka cënuar Kushtetutën e vendit.

E kryeministri i Kosovës Albin Kurti kishte diçka për të thënë lidhur me remitancat e dërguara nga diaspora, që i lidhi me qeverisjen e tij. Ai tha se edhe mërgimtarët po dërgojnë më shumë para në Kosovë pasi ka ndërruar qeveria.

“Tash edhe diaspora, bashkëatdhetarët tanë iu kanë dërguar më shumë remitanca familjarëve të tyre, miqëve të tyre, pikërisht për shkak se ka ndërruar qeveria, sepse nuk është se ata i kanë punët më mirë në Gjermani e Zvicër sesa para dy-tre viteve.”, tha Kurti në një paraqitje televizive.

Këto deklarata të krerëve institucionalë kanë ngjallur reagime të mëdha në opinionin publik dhe ata janë kritikuar mjaft shumë lidhur me këtë.

Tags: Kreretshtetit
ShareTweetShare
Previous Post

Parashikimi i motit për sot

Next Post

Horoskopi ditor, e diele 19 dhjetor

Next Post
Horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e diele 19 dhjetor

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.