Sipas sondazhit të fundit të përgatitur nga instituti “Pipos”, nëse zgjedhjet do të mbaheshin tash, Lëvizja Vetëvendosje do të fitonte 37.10 përqind të votave.
Sipas këtyre matjeve, të cilat janë bërë vikendin e kaluar, e që kanë marrë pjesë 1 mijë e 50 respondentë, LDK do të dilte e dyta me 22.20 përqind, ndërkaq në vendin e tretë me 18.80 përqind është PDK, njofton Klan Kosova.
Në vendin e katërt është AAK me 7.80 përqind. Lista Guxo është me 1.60 përqind, dhe Nisma e AKR me nga 0.60 përqind.