Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark u mirëprit në takim nga kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Clark u mirëprit me duartrokitje nga shumë njerëz, sa dhe u habit kur hyri në panelin ku do të fliste.
Ai shprehet se shumë njerëz e pyesin rreth suksesit të Kosovës, në momentin kur intervenoi NATO, dhe pse ky sukses kur shumë vende të tjera janë ende në luftë.
Clark u përgjigj shkurt, tha se kjo shkaku i LDK-së.
“Njerëz të Kosovës, ju ishit atje që nga fillimi, ju ishit një inspirim. Njerëzit shpesh më pyesin, cila është diferenca që kur NATO intervenoi në Kosovë pati sukses, por jo kur shkoi në Libi, në Irak apo edhe Afganistan, ata janë ende duke luftuar? Është një gjë shumë e thjeshtë, LDK-ja”, u shpreh Clark.
“Sa herë vijë këtu, jam i mahnitur nga progresi i Kosovës”.