Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demkoratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas publikimit të skandalit në të cilën Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë, e quan Kosovën me termin fyes “Kosova dhe Metohija”, transmeton Gazeta Papirus.
Çitaku ka thënë se përdorimi I këtij termi nga Specialja nuk është as lapsus e as gabim i rastësishëm, por një akt i qëllimshëm që përbën jo vetëm fyerje por sfidim të institucioneve dhe shtetit tone,
“Përdorimi i termit “Kosova dhe Metohija” nga ana e Prokurorisë së Gjykatës Speciale nuk është lapsus, as gabim i rastësishëm. Është një akt i qëllimshëm, i motivuar politikisht, që përbën jo vetëm një fyerje të rëndë për qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe sfidim i institucioneve dhe shtetit tonë…”, ka shkruar ajo në postimin e saj në Facebook.