Në një memorandum dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, presidenti George Bush tha se “në këtë mënyrë, furnizimi me artikuj mbrojtës dhe shërbime mbrojtëse për Kosovën do ta forcojë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe do të promovojë paqe botërore”.
Presidenti George Bush ka autorizuar mbrëmë furnizimin e Kosovës me armatim, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
Në një memorandum dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, presidenti Bush tha se “në këtë mënyrë, furnizimi me artikuj mbrojtës dhe shërbime mbrojtëse për Kosovën do ta forcojë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe do të promovojë paqe botërore”.
Një zyrtar i lartë tha se autorizimi, që u bë pasi Shtetet e Bashkuara e njohën pavarësinë e Kosovës, konsiderohet se është pjesë e procesit normal të krijimit të marrëdhënieve me qeverinë e re.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se hapi i presidentit Bush do t’i forcojë raportet e sigurisë së Shteteve të Bashkuara me Kosovën, do ta promovojë sigurinë dhe stabilitetin në gjithë Ballkanin dhe do ta përmirësojë kapacitetin e Kosovës për të marrë pjesë në aktivitete paqeruajtëse, do të ndihmojë në luftimin e terroristëve dhe t’i menaxhojë situatat emergjente humanitare.
“Parimet aktuale të artikujve mbrojtës ose të shërbimeve mbrojtëse do të shqyrtohen prej rastit në rast, përfshirë edhe respektimin e udhëzimeve relevante dhe kritereve që i përmban politika e Transferimit të Armatimit Konvencional”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.