GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Avokati i Popullit: Numri më i madh i ankesave të qytetarëve ishin ndaj organeve të drejtësisë

31/03/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Avokati i Popullit: Numri më i madh i ankesave të qytetarëve ishin ndaj organeve të drejtësisë
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati i Popullit,përmes një komunikate për media ka njoftuar se ia ka dorëzuar sot Raportin për vitin 2022 Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Raporti paraqet gjendjen e të drejtave të njeriut në vend dhe punën e Institucionit të Avokatit të Popullit, si dhe ofron një analizë dhe vlerësim të situatës në lidhje me forma të caktuara të shkeljes së të drejtave të individëve apo të grupeve të caktuara shoqërore. Raporti paraqet rastet e shkeljeve sistematike dhe individuale të lirive dhe të të drejtave të njeriut dhe aktivitete të institucionit kundrejt promovimit dhe edukimit për të drejtat e njeriut në shumë nivele.

Raporti përmban rekomandime për autoritetet përgjegjëse për çështjet që janë trajtuar nga Avokati i Popullit, por edhe opinione dhe propozime për ndërmarrjen e masave për të kontribuar dhe vetëdijesuar në ngritjen e respektimit të të drejtave të njeriut, thuhet në njoftimin për media.

“Gjatë vitit 2022, numri më i madh i ankesave të qytetarëve kishin të bënin me organet e drejtësisë, që është në nivel të ngjashëm si në vitet e mëparshme. Pastaj ankesat për shkeljen e së drejtës për kujdes shëndetësor, për të drejtat e punës, për mbrojtje sociale, për të drejtën e pronës, dyshimet se janë të diskriminuar, etj”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 31 mars 2023 – Avokati i Popullit, në bazë të nenit 135, paragrafi 1, të Kushtetutës së
Republikës së Kosovës dhe të nenit 29, paragrafët 1 dhe 2, të Ligjit nr. 05/L-019 për Avokatin e
Popullit, ia ka dorëzuar sot Raportin për vitin 2022 Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Raporti paraqet gjendjen e të drejtave të njeriut në vend dhe punën e Institucionit të Avokatit të
Popullit, si dhe ofron një analizë dhe vlerësim të situatës në lidhje me forma të caktuara të shkeljes
së të drejtave të individëve apo të grupeve të caktuara shoqërore. Raporti paraqet rastet e shkeljeve
sistematike dhe individuale të lirive dhe të të drejtave të njeriut dhe aktivitete të institucionit
kundrejt promovimit dhe edukimit për të drejtat e njeriut në shumë nivele.

Raporti përmban rekomandime për autoritetet përgjegjëse për çështjet që janë trajtuar nga Avokati
i Popullit, por edhe opinione dhe propozime për ndërmarrjen e masave për të kontribuar dhe
vetëdijesuar në ngritjen e respektimit të të drejtave të njeriut.

Gjatë vitit 2022, numri më i madh i ankesave të qytetarëve kishin të bënin me organet e drejtësisë, që është në nivel të ngjashëm si në vitet e mëparshme. Pastaj ankesat për shkeljen e së drejtës për kujdes shëndetësor, për të drejtat e punës, për mbrojtje sociale, për të drejtën e pronës, dyshimet se janë të diskriminuar, etj.

Gjatë këtij viti raportues, IAP ka pranuar gjithsejtë 1,602 ankesa, prej të cilave 910 janë cilësuar si të papranueshme, ndërsa 676 ankesa janë vendosur si të pranueshme për hetim, dhe 16 raste tjera janë në shqyrtim. Prej ankesave të pranueshme për hetim, 23 për qind prej tyre janë ankuar për shkelje të të drejtës për të pasur një gjykim të drejtë e të paanshëm. 21 për qind kanë të bëjnë me të drejtën për mjete juridike, ndërsa 12 për qind e ankesave kishin të bënin me të drejtën e punës, e kështu me radhë.
Në anën tjetër, Avokati i Popullit ka nisur 42 raste sipas detyrës zyrtare, e nga ky numër 16 janë nga raportimet në media.

Avokati i Popullit mirëpret shqyrtimin e Raportit vjetor nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në një seancë plenare në të ardhmen, sikurse është e paraparë në nenin 29, paragrafi 3, të Ligjit nr. 05/L-019 për Avokatin e Popullit.

Tags: Avokati i Popullit
ShareTweetShare
Previous Post

KDI: Shqetësim serioz pandeshkuesmeria e korrupsionit

Next Post

Gjakovë: 1 vit e 6 muaj burgim ndaj të pandehurit për ngacmim seksual

Next Post
Biznesmeni e pranoi që ka mashtruar për ta fituar tendrin, gjykata thotë se janë boll veç 3 mijë euro denim

Gjakovë: 1 vit e 6 muaj burgim ndaj të pandehurit për ngacmim seksual

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.