Dy shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur janë sulmuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm (11 nëntor) në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur në Ambelokipi të Athinës, në kryqëzimin e rrugëve Sinope dhe Michalakopoulou dhe sipas policisë nuk pati persona të lënduar.
Siç raportojnë mediat helene dy shqiptarët ishin duke udhëtuar me makina, kur u sulmuan nga një motor me dy persona, të cilët mbanin në kokë kaskë.
Mësohet se një nga dy shqiptarët e sulmuar ishte pronari i një lokali në Liosia.
Po punohet për zbardhjen e ngjarjes.