GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Asnjë marrëveshje s’i ndalon njësitë speciale të shkojnë në veri

13/12/2022
në Ballina, Ekskluzive, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Asnjë marrëveshje s’i ndalon njësitë speciale të shkojnë në veri
Share on FacebookShare on Twitter

Asnjë dokument apo marrëveshje e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve nuk ia ndalon Kosovës që t’i dërgojë apo vendosë njësitet speciale të policisë së saj në veri të vendit – zonë e banuar me shumicë serbe.

Kështu thonë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, pas insistimit të vazhdueshëm të zyrtarëve serbë – përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq – se Kosova nuk ka të drejtë ta bëjë një gjë të tillë, në bazë të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013.

“Qëllimi i Vuçiqit është që, përmes dezinformimit, të shkaktojë konfuzion dhe pasiguri te qytetarët serbë në Kosovë. Nuk ka asnjë marrëveshje, asnjë dokument apo dakordim për atë që thotë Vuçiq, që Njësia Speciale [e Policisë së Kosovës] nuk mund të shkojë në veri të vendit”, thotë për Radion Evropa e Lirë Nora Fetoshi, këshilltare për media e ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Në disa raste, autoritetet në Serbi kanë deklaruar se institucionet e Kosovës nuk kanë të drejtë të dërgojnë forca speciale të policisë në komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, por nuk kanë specifikuar se në cilin nen apo dispozitë të Marrëveshjes së Brukselit thirren.

Ngjashëm kanë pohuar edhe ditëve të fundit, kur situata e sigurisë në veri ka shkuar duke u tensionuar.

Aktualisht, në këtë pjesë të Kosovës – ku funksionojnë edhe struktura paralele të Serbisë – disa serbë lokalë kanë ngritur barrikada për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb.

Çfarë thuhet në Marrëveshjen e Brukselit?

Në prill të vitit 2013, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç, me ndërmjetësimin e BE-së, kanë nënshkruar atë që njihet si “Marrëveshja e Parë e Parimeve që Rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve” – e njohur në opinion si Marrëveshja e Brukselit.

Në këtë dokument thuhet se duhet të ekzistojë vetëm një forcë policore, e quajtur Policia e Kosovës, dhe se të gjithë policët në veri duhet të integrohen në Policinë e Kosovës.

Aty është një paragraf ku thotë se do të ketë një komandant rajonal të policisë për katër komunat me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, i cili duhet të jetë serb, shtetas i Kosovës. Atë e propozojnë katër kryetarët e komunave në veri dhe e emëron Ministria e Brendshme e Kosovës.

Në asnjë nga pikat e kësaj marrëveshjeje nuk përmendet shkuarja apo jo e njësive speciale të Policisë së Kosovës në veri.

Pretendimet e zyrtarëve serbë i mohon edhe ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, ajo thotë se nuk ekziston asnjë marrëveshje që e ndalon Policinë e Kosovës, apo njësitet e saj të shkojnë në veri.

“Policia e Kosovës vepron në tërë territorin e Kosovës sipas Kushtetutës së shtetit dhe ligjeve të Kosovës. Nuk ekziston marrëveshje e Brukselit që e kufizon Policinë e Kosovës, përfshirë njësitet speciale. Nuk është e vërtetë çfarë thotë pala serbe, nuk ka marrëveshje të tillë”, thotë Tahiri.

Pavarësisht pretendimeve të Serbisë, edhe vetë Bashkimi Evropian ka thënë në të kaluarën se nuk ekziston ndonjë marrëveshje apo pajtim për mosdërgim të njësive speciale të Policisë së Kosovës në veri.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka deklaruar më 14 tetor të vitit të kaluar se nuk ekziston ndonjë marrëveshje e tillë, por ka shtuar se është praktikë e zakonshme që të ketë koordinim me bashkësinë ndërkombëtare përpara dërgimit eventual të forcave speciale në veri.

Duke qenë se NATO-ja ka misionin e saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, Radio Evropa e Lirë ka pyetur këtë organizatë nëse është në njohuri të ekzistimit të ndonjë marrëveshjeje apo dakordimi që ia ndalon Kosovës dërgimin e njësive speciale në veri, por NATO-ja nuk është përgjigjur.

Tags: KosovëPolicia e Kosovësserbi
ShareTweetShare
Previous Post

Publikohet edhe një draft i “planit franko-gjerman”, ja çka përmban

Next Post

Televizioni i Beogradit: Serbët në veri të detyruar të dalin në barrikada

Next Post
Televizioni i Beogradit: Serbët në veri të detyruar të dalin në barrikada

Televizioni i Beogradit: Serbët në veri të detyruar të dalin në barrikada

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.