Është arrestuar personi i dytë, i dyshuar për një rast të dhunimit që ka ndodhur dy muaj më parë, shkruan Gazeta Metro.
Kjo është bërë e ditur përmes raportit të Policisë së Kosovës, ku është shtuat se me vendi të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërsa rasti, siç thuhet në raport, ka ndodhur në Fushë-Kosovë.
“DHUNIM – Fushë Kosovë 02.04.2023 – Pas hetimeve të detajuara, me datë 11.06.2023 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i dytë mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK’ja