Kyetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill.
Arifi ka thënë se me Hillin ka folur për gjetjen e zgjidhejve afatgjate për shqiptarët
”Sot, pata nderin të kem takimin e radhës me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mikun tim, Christopher Hill. Me ambasadorin Hill, vazhduam përpilimin e agjendave që fuqizojnë e sigurojnë strategji për të gjitha sfidat deri në gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka shkruar Arifi në Facebook.
Ai ka thënë se koordinimi me ndërkombëtarët është garanci për të ardhmen.
”Për çdo zhvillim, koordinimi i ngushtë me aleatët tanë është garancë për të ardhmen e sigurtë”, ka shkruar ai.