GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Antonio Tajani vjen në Kosovë, viziton KFOR-in dhe EULEX-in

23/12/2024
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Antonio Tajani vjen në Kosovë, viziton KFOR-in dhe EULEX-in
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajni, sot viziton Kosovën. Përveç se do të takohet me ushtarët e kontingjentit italian në Kosovë, ai do të ketë takime edhe me komandantin italian të KFOR-it, gjeneralin Enrico Barduani si dhe shefin e misionit EULEX, gjeneralin Giovanni Pietro Barbano.

Në njoftimin e publikuar nga Ministria e Jashtme e Italisë nuk bëhet e ditur për ndonjë takim të Tajanit me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.

“Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajni, qëndron sot, për një vizitë në Kosovë. Qëllimi i vizitës së tij është të takojë kontingjentin italian në misionin e KFOR-it, para festës së Krishtlindjes”, bëhet e ditur në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Italisë, transmeton Radio Kosova. Lajmi transmetohet edhe nga media tjera italiane.

“Është krenari e madhe të përcjell përshëndetjet e qeverisë italiane për gratë dhe burrat që shërbejnë në misionin e KFOR-it,” citohet të ketë thënë para nisjes ministri jashtëm italian, Tajani.

“Falënderimet më të sinqerta u drejtohen të gjithë ushtarëve italianë në botë që shërbejnë për kauzën e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, veçanërisht në rastet si Krishtlindja, kur do të donim të ishim pranë shtëpisë dhe njerëzve të tyre të dashur”, theksohet në deklaratën e Tajanit, që transmetohet nga Ministria e Jashtme italiane.

“Misioni i KFOR-it është me rëndësi thelbësore për stabilitetin e Kosovës dhe rajonit të Ballkanit dhe Italia i kushton rëndësinë të madhe, ndërsa mbështet perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, theksohet në njoftim.

“Italia është në vazhdimësi vendi me kontribut më të madh në KFOR për sa i përket personelit të vendosur në Kosovë. Kjo konfirmon rolin qendror që Italia luan për stabilitetin në rajonin e Ballkanit, i cili sot është edhe më domethënës, duke pasur parasysh faktin se Italia drejton komandën e KFOR-it, që mori më  11 tetor nga Turqia”, theksohet në njoftim.

Tags: Antonio TajanieulexKFORViziton Kosoven
ShareTweetShare
Previous Post

22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center” deklarohen të pafajshëm

Next Post

Protestë masive në Beograd kundër presidentit Vuçiq

Next Post
Protestë masive në Beograd kundër presidentit Vuçiq

Protestë masive në Beograd kundër presidentit Vuçiq

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.