Në anketën e dytë të Gazetës Express për këtë javë, mund të votoni për ministren apo ministrin, që konsideroni se është më e suksesshmja apo më i suksesshmi nga i gjithë kabineti qeveritar, i udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti.
Me formimin e Qeverisë së dytë të tij, Kurti në përbërjen e kabinetit kishte zgjedhur disa bashkëpunëtorë të afërt prej vitesh në Lëvizjen Vetëvendosje, si Xhelal Sveçlen, Albulena Haxhiun, Liburn Aliun. Pjesa tjetër e kabinetit kishte emra, për shumëkënd të ri, si ministrja Artane Rizvanolli dhe ministri Armend Mehaj.
Pas më shumë se një viti punë në qeverinë e Kosovës, tanimë mund të jetë krijuar nga një profil për secilin prej ministrave.
Më poshtë, në anketën që do të jetë e hapur deri të hënën në orën 10:00, mund të votoni për ministren a ministrin që e vlerësoni si më të suksesshmin në punën e saj apo tij.