Këshilltari Special i Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet ka treguar për bisedën telefonike që ka pasur dje me kryeministrin e vendit Albin Kurti.
Chollet me anë të një postimi në Twitter ka thënë se duhet të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës me Serbinë.
Ai thotë se kjo duhet të bëhet duke shturë vendimin për gjoba për targa dhe duke mbajtur derën hapur për kthimin e serbëve në institucione.
“Bisedova me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm: shtyrja e gjobave të targave, mbajtja e derës së hapur për kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe fokusimi në dialogun për normalizim me Serbinë = rruga më e mirë për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Chollet.