Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, e ka falënderuar publikisht deputetin gjerman Knut Abraham i cili u ka dhënë mbështetje veprimeve të Kosovës në pjesën veriore.
“Me gjithë kritikat ndaj veprimeve të autoriteteve kosovare, nuk duhet të harrohet që një shtet është duke provuar që të zbatojë të drejtën e tij në territorin e vet ndaj pengesave dhe ndikimeve të shumta të jashtme”, ka shkruar deputeti i CDU-së, transmeton KlanKosova.tv.
“Faleminderit, Knut”, ia ka kthyer Ajeti.