Liburn Aliu, ministër i Infrastrukturës, është deklaruar rreth vizitës që ka zhvilluar në Leposaviq, te kryetari i kësaj komune, Lulzim Hetemi. Megjithatë, ministri Aliu, nuk ka komentuar fare sulmin që u bë ndaj tij nga serbët, të cilët i hodhën vezë dhe ngjyrë të kuqe, shkruan Gazeta Metro.
Aliu në takimin me Hetemin, ka thënë se është diskutuar për bashkëpunimin e ndërsjellë në realizimin e projekteve që do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik.
Postimi i plotë:
Nder dhe kënaqësi e veçantë që ta takoj Kryetarin e komunës së Leposaviqit, z. Lulzim Hetemi.
Me Kryetarin bashkëbiseduam për bashkëpunimin e ndërsjellë në realizimin e projekteve që do të kontribuojnë në zhvillim ekonomik për të gjithë qytetarët, respektivisht për projekte infrastrukturore në komunë, me ç’rast i ofruam mbështetje të parezervë.
E falënderoj Kryetarin Lulzim Hetemi nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës, si dhe Policinë e Kosovës për disiplinën dhe profesionalizmin e pashembullt që po e tregojnë për çdo ditë