GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Aksioni antidrogë në Dubravë, deklarohen nga Prokuroria

25/04/2021
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Pas aksionit antidrogë në Dubravë, Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona, të cilët janë ndaluar për 48 orë.

Të njëjtit dyshohen për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nën dyshimin se të njëjtët vazhdimisht kanë futur narkotikë brenda Burgut të Dubravës.

“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht me Njësitin për Hetimin e Trafikimit me Narkotik i policisë në Pejë, dhe në bashkëpunim me zyrtarë të Qendrës Korrektues të Burgut të Dubravës, janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nën dyshimin se të njëjtët vazhdimisht kanë futur narkotikë brenda Burgut të Dubravës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Pejë fillimisht kishte pranuar informatë nga zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Burgut të Dubravës se gjatë inspektimit (brenda hapësirave të burgut) kanë hasur me një qese me narkotikë të llojit marihuanë, në sasi prej 82 gramësh, e ndarë në 61 paketime të vogla

Në koordinim me prokurorin e Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë rasti është iniciuar dhe është autorizuar Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Pejë për marrjen e veprimeve hetimore dhe, më 23 prill të këtij viti, si rezultat i vëzhgimit të fshehtë, janë identifikuar dy persona të dyshuar, ndërkaq të njëjtët në po atë ditë kishin hedhur në brendi të hapësirave të burgut sasi prej 38.4 gramë narkotikësh të llojit marihuanë.

“Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë, njësitet përkatëse policore kanë zbatuar urdhrin e gjykatës, me ç’ rast janë bastisur dy lokacione – shtëpi të të dyshuarve dhe njëkohësisht janë sekuestruar mjete të cilat dyshohen se janë përdorur për t’u kryer kjo vepër penale”, vijon komunikata.

Prokurori i shtetit dy (2) të dyshuar i ka ndaluar për 48 orë për veprën penale të lartcekur dhe brenda afatit ligjor do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Tags: aksionburgundubraveseistogkosoveneprokuroriashtetit
ShareTweetShare
Previous Post

Voton Edi Rama, gazetarët e pyesin për Albin Kurtin

Next Post

Kryeministri Kurti voton në Shqipëri: Dita është e bukur me diell

Next Post

Kryeministri Kurti voton në Shqipëri: Dita është e bukur me diell

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.