Nga raportimi ditor i policisë së Kosovës, mësohet për një aksident trafiku që ka ndodhur dje në Pejë dhe për pasojë janë lënduar 9 nxënës, shkruan Gazeta Metro.
Automjeti që e shkaktoi aksidentin e trafikut ishte veturë për transportim të nxënëseve, e drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar.
9 nxënësve të lënduar iu është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Pejës dhe më pas janë liruar për të shkuar në shtëpi. Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Ka ndodhur aksident trafiku ku i përfshirë ka qenë një automjet (furgon) me targa vendore i cili ka qenë duke bërë transportin e nxënësve, me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar nëntë nxënës të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Pejës e më pas janë liruar për në shtëpi. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” ka njoftuar policia