Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në magjistralën Klinë – Pejë, përkatësisht fër varrezave të dëshmorëve në Grabanicë të Klinës.
Sipas informacione të para në këtë aksident ka ndodhur rreth orës 19:20 minuta, janë të përfshira 4 automjete dhe deri më tani flitet për 10 përsona të lënduar, disa në gjëndje të rëndë, shkruan Periksopi.
Një nga të lënduarit është trajtuar në QKMF “Nëna Tereze” në Klinë, ndërsa të tjerët janë dërguar me tri autoamulanca të Klinës për në spitalin e Pejës.