GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Abazi ia kujton bisedat Osmanit për Kurtin, Konjufcën e Gërvallën

29/05/2024
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Abazi ia kujton bisedat Osmanit për Kurtin, Konjufcën e Gërvallën
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka reaguar pasi tashmë përçarja në mes të Presidentes dhe tandemit Kurti-Gërvalla ka dalë në sipërfaqe.

Abazi ka thënë se në kohën kur kishte pasur probleme me Kurtin dhe Konjufcën si rezultat i veprimeve joligjore dhe joracionale, Osmani i kishte thënë se nuk e beson që po e bëjnë me qëllim. Deputeti i Kuvendit të Kosovës thotë se beson që Osmani është bindur tashmë.

Abazi thotë se gjatë kohës kur ka qenë kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, krerët e VV-së nuk ia kishin aprovuar as udhëtimet, meqë thotë se frikësoheshin nga sukseset potenciale.

Ai thotë se pas të gjithëve, duket që tashmë i ka ardhur koha për linçim edhe presidentes Osmani. Abazi thotë se Kurti në fillim u mundua që të fuste në luftë me prokurorinë e gjyqësinë, meqë kështu e fut në qarkun antikushtetues, dhe shton se tashmë Kurti po provon që ta fus në lojë Memli Krasniqin për ta bërë “shkrum” edhe presidenten Vjosa Osmani bashkë me PDK-në.

Abazi thotë se Kurti është “narcisist, mashtrues dështak dhe një komunist të brymosur me “vlerat” e Fadil Hoxhës dhe vllëzërve të tij që kanë vrarë Shaban Polluzhën dhe bashkëluftëtarët”.

Reagimi i plotë:

 Aida kishte të drejtë…

Kur unë kisha probleme me Kurtin dhe Konjufcën, kur ata të dy bashkë me Gërvallën shkelnin procedura e merrnin vendime jo ligjore dhe joracionale, Presidentja thoshte se nuk beson që e bëjnë me qëllim. Tani është bindur besoj!

Si Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme përveç arritjeve dhe sukseseve për të hapur dyer të institucioneve dërkombëtare dhe shteteve mosnjohëse, problemin kryesor e kisha që Kurti bashkë me Konjufcën dhe Kusarin nuk aprovonin as edhe udhëtimet për takime zyrtare nga frika prej suksesit dhe arritjeve! Çmenduri totale!

Tani pas të gjithëve, i ka ardhur koha për linçim edhe Vjosa Osmanit nga propaganda fashiste e LVV në mediat sociale. Kurti u mundua ta fuste në luftë me prokurorinë dhe gjyqësinë, sepse kështu e e fut në qarkun antikushtetues, tani priteni sulmin duke e tentuar për ta futur në lojë Memlin dhe PDK për ta bërë shkrum edhe Vjosën dhe PDK!

Unë nuk dua të “ngrohem” në zjarrin e djegjes së Presidentës as të PDK, sepse është koha me kuptu që kemi të bëjmë me një narcisist, mashtrues dështak dhe një komunist të brymosur me “vlerat” e Fadil Hoxhës dhe vllëzërve të tij që kanë vrarë Shaban Polluzhën dhe bashkëluftëtarët. Kurti vret e shkel mbi gjakun e shqiptarëve për ideologjinë e tij dhe për të ikur nga përgjegjësia u dërgon lule te varri. Ai ti falë të gjitha, edhe Kusarin ta bën yll por suksesin e nuk ta falë kurrë!

Demokracia dhe funksionimi demokratik është në rrezik nga diktatura elektronike e Kurtit!

 

Tags: Albin KurtiGlauk KonjufcaHaki AbaziVjosa Osmani
ShareTweetShare
Previous Post

Situata në Veri ka ndryshuar në mënyrë drastike, qytetarët na besojnë

Next Post

Basha ironizon me LDK-në dhe AAK-në

Next Post
Basha ironizon me LDK-në dhe AAK-në

Basha ironizon me LDK-në dhe AAK-në

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.