Haki Abazi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka akuzuar rëndë partinë e tij në pushtet, duke thënë se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari.
Në një konferencë për media të enjten, ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti e të tjerë duhet të merren në pyetje nga Prokuroria.
Ai ka akuzuar ministren Albulena Haxhiu për keqmenaxhimin e rastit të provave të Astrit Deharit, derisa ka pretenduar se Haxhiu ka gënjyer publikisht kundër tij.
Haxhiu tha të mërkurën në mbrëmje në Radio Televizionin e Kosovës se urdhrin për shkarkimin e deputetit Abazi nga Komisionet Parlamentare nuk e ka dhënë kryeministri Kurti, por Grupi Parlamentar i LVV-së.
Kjo është një gënjeshtër e pastër. Nuk ka vendim nga Grupi Parlamentar për shkarkimin tim. Nuk ka as votim. Rrjedhimisht, mungesa e plotë e informatave nga ministrja Haxhiu, e bën që të lëshoj një të pavërtetë në televizionin publik derisa znj. Haxhiu duhet të jetë e përgjegjshme për atë që ka ndodhur në ministrinë që ajo drejton”, ka thënë Abazi.
Abazi ka folur edhe për disa video-incizime, të cilat sipas tij, “konfirmojnë se kush i ka mostrat e rastit Dehari”.
Video-incizimet janë ato që duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit. Hulumtimi im i fundit ka sjell te shkarkimi nga posti i kryetarit të Komisionit të Jashtëm dhe anatetimi brenda Vetëvendosjes. Shkarkimi im është minor kundrejt borxhit për të marrë vesh se çfarë ka ndodhur me rastin Dehari. Si është e mundur që në pushtetin e VV-së të zhduken mostrat e Deharit dhe kryeministri Kurti të mos ta thotë asnjë fjalë. Ne si shoqëri, si deputet, nuk mund të rrimë të heshtur përballë një procesi të këtillë. Ne duhet ta kryejmë punën tonë për ta kryer këtë deri në fund. Dihet qartë se kush ka hyrë te frigoriferi e ka nxjerr mostrat që kanë qenë të vendosura nën mostrat e tjera. IML-ja është 24 orë e monitoruara me kamera”, ka thënë ai në konferencë për media të enjten”, ka thënë ai.