Në mesin e 800 mijë qytetarëve që do të përfitojnë nga pakoja prej 100 milionë eurosh, të cilën Qeveria e prezantoi javën e kaluar janë edhe studentët. Të pyetur nga emisioni për të rinj i KTV-së “Ça ka 3” se si ata planifikojnë t’i shpenzojnë 100 eurot e ndara nga Qeveria për ta, studentët shprehën opinione të ndryshme.
Disa prej tyre thanë se do të blejnë libra, t’i paguajnë shpenzimet e fakultetit apo konviktin, por kishte edhe prej tyre që thanë se do t’i shpenzojnë për fitnes, festivalin “Sunny Hill” apo dreka.
Shumica e të intervistuarve u pajtuan se 100 euro nuk janë të mjaftueshme, por sipas tyre sa para do të mjaftonin si ndihmë për studentët?
Ndiqni videon për të kuptuar mendimet e studentëve kosovarë.