Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj sot e ndryshoi pak rutinën e tij.
Kjo pasi ai vendosi të mos flasë para fillimit të seancës konstituive gjë të cilën e ka bërë gjithmonë, pasi tha: “A bën pas seancës”.
Haradinaj ka qenë gjithmonë i gatshëm të flasë për mediat para dhe pas dështimit të seancës duke thënë se Albulena Haxhiu nuk është figurë unifikuese për kryeparlamentare, transmeton Gazeta Papirus.