Bashkëshorti i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu, ishte përfshirë në një përleshje fizike me zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, për të cilin veprim edhe ishte denoncuar nga Drejtori i Përgjithshëm në MPJ, Albert Prenkaj.
Ai përmes një letre dërguar ministrit kishte përmendur këtë dhe arsye të tjera pse Sadriu nuk ka kompetencë e as vlerësim që të ushtroj detyrën me gradën ministër. Pavarësisht kësaj, ai ishte graduar në gradën ministër nga ish ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Para dy vjetësh, Ministria e Punëve të Jashtme që atë kohë udhëhiqej nga Behgjet Pacolli, e kishte graduar kundërligjshëm bashkëshortin e Vjosa Osmanit, Prindon Sadriun.
Atij i ishte dhënë grada diplomatike Ministër dhe një mandati 4-vjeçar në Shkup. Pavarësisht që drejtori i përgjithshëm nuk kishte rekomanduar asnjëherë gradimin e tij. Madje drejtori Albert Prenaj, kishte reaguar duke kërkuar që rasti i Sadriut të rishqyrtohet, pasi e konsideronte të kundërligjshëm.
Paraprakisht, Prenaj, kishte njoftuar ministrinë se Sadriu ishte përfshirë në një përleshje fizike.
Gazeta Insajderi, ka siguruar letrën që Prenkaj i kishte dërguar ministit, me datë 18 korrik 2019, dy ditë pas gradimit të Sadriut. Në këtë letër Prenkaj tregon se si Sadriu, kishte fyer dhe pastaj ishte përfshirë në përleshje fizik me Lulzim Mjekun, drejtor për Çështje Politike në MPJ, në atë kohë.
“Gjatë organizimit të një takimi jo formal me dy studentët që morrën pjesë në Universitetin verorë të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, gjegjësisht nga këshilltari Besnik Hoti, asistuar nga Drejtori për Çështje Politike, z.Lulzim Mjeku në ambientet e MPJ-së, Prindon Sadriu ka ngacmuar dhe fyer z.Mjeku, gjë që ka shkaktuar eskalimin e situatës deri në përleshje fizike”, thuhet në letrën e siguruar nga Insajderi.