Janë arrestuar tre të mitur, dy të moshës 15-vjeçare dhe një 13-vjeçar, të dyshuar për dëmtimin e derës së kishës ortodokse në Prizren dy ditë më parë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre të arrestuarit janë intervistuar në prani të punëtorit social.
Gjatë intervistimit tre të dyshuarit kanë pranuar që kanë dëmtuar derën e kishës duke ia vën flakën.
PK ka bërë të ditur se tre të dyshuarit janë liruar.