Shefi i KEK-ut pasi u bastis raportohet të ketë pasur probleme shëndetësore. Por, tashmë ai del se është liruar nga spitali.
Lajmi është konfirmuar për Expressin nga ana e drejtorit të Klinikës Emergjente në QKUK, z. Naser Syla.
“Ka vazhdu, e ka kry tek ne,” – kishte thënë z. Naser Syla.
Avokati i z. Krasniqi kishte thënë më herët se gjendja e klientit të tij ishte përkeqësuar për shkak të forcave të mëdha të policisë.
Arrestimet në KEK / Gjatë bastisjes drejtorit të KEK-ut i përkeqësohet gjendja, dërgohet në QKUK
Nagip Krasniqi ishte edhe aktivist i VV-së dhe drejtues i komitetit për energji në këtë parti.
Ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar, e që ka të bëjë me një tender në lidhje me kaldajat për bllokun A5 të Termocentralit Kosova A.
Nacionale kishte raportuar se mosfunksionalizimi i bllokut A5 të Termocentralit Kosova A po i kushtonte vendit rreth 1 milion euro në ditë.