Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se kjo javë do të jetë me kushte të ngjashme me stinën e vjeshtës.
Sipas parashikimeve, të hënën pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. Temperaturat mbeten tipike vjeshtore në të dy vlerat ekstreme. Reshjet do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë pothuaj në gjithë territorin.
Edhe të martën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me shi, derisa gjatë ditës do të ketë kushte për shkarkime rrufesh. “Në fusha termike nuk parashihen ndryshime të mëdha. Reshjet do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë, më shumë në rrafshin e Dukagjinit.”, ka informuar instituti.
Ndërsa, ditën e mërkurë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit, vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me riga shiu të intensitetit të dobët.
Ndërsa, të enjten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje. Në shumë zona parashihet të ketë edhe intervale me diell. Grafiku në fushat termike mbetet i pandryshuar dhe konstant.
Edhe dita e premte pritet të mbetet pothuaj e ngjashme sa i përket kushteve meteorologjike. E vranët dhe me intervale me diell. Parashihet që vende-vende të ketë riga shiu.
Gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe mesatarisht e fortë