Tetë paketime dhe tri kavanoza qelqi të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 5.3 kilogramë, janë gjetur dje në shtëpinë e një të dyshuari në rrugën ”Nezir Spanca” në Prishtinë.
Gjatë kontrollës po ashtu janë gjetur dhe konfiskuar dy peshore digjitale të cilat dyshohet se kanë shërbyer për matjen e substancave narkotike, një telefon celularë, një armë zjarri dhe dy fishekë.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Kontrolli u bë dje gjatë pasdites nga njësia policore anti-drogë (DHTN), në koordinim me Prokurorinë Themelore dhe me urdhër verbal të gjykatës.
Ndërkohë, edhe një mashkulli të mitur iu gjetën 5 qese me substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 1.25 gram, në rrugë “Gjirokastra” në Fushë Kosovë. I njëjti më pas është arrestuar dhe liruar në procedurë të rregullt.