Klubet e Premier League kanë votuar për largimin e sponsorizimit të kompanive të lojërave të fatit në pjesën e përparme të fanellës.
Votimi u miratua në një takim me të 20 klubet e ligës të enjten në mëngjes.
“Klubet e Premier League sot kanë rënë dakord kolektivisht të tërheqin sponsorizimin e lojërave të fatit nga pjesa e përparme e bluzave të ndeshjeve të klubeve, duke u bërë liga e parë sportive në Mbretërinë e Bashkuar që merr një masë të tillë vullnetarisht për të reduktuar reklamat e lojërave të fatit”, thuhet në njoftimin e Premier League.
Megjithatë, sponsorizimi me kompanitë e basteve do të vazhdojë. Ato do të shfaqen në pjesën e përparme të fanellës, në mëngë si dhe në reklamat LED përgjatë fushës.
Tetë skuadra të Premier League këtë sezon kanë pasur të vendosura firma të lojërave të fatit në pjesën e përparme të fanellave të tyre: Brentford, Everton, Fulham, Leeds United, Newcastle United, Southampton dhe West Ham United.
Votimi nga klubet e Premier League vjen përpara rishikimit të ligjeve të lojërave të fatit nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, i cili pritet të publikohet në fund të këtij muaji pas disa vonesave
Klubet e Serie A janë ndaluar të mbajnë kompani bastesh në fanellat e tyre që nga viti 2019, ndërsa skuadrat e La Ligës janë kufizuar që nga viti 2021.