Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në katin e pestë të një pallati në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në lagjen nr.5, ku fatmirësisht nuk ka të plagosur.
Në momentin e shpërthimit në banesë kanë qënë dy të moshuar, të cilët sipas tyre, kanë qënë duke konsumuar kafen e mëngjesit teksa bombola ka rrjedhur gaz e më pas ka shpërthyer.
Për pasojë, shpërthimi ka shkaktuar dëme të shumta materiale ku dritarja e banesës nga kati i pestë ka fluturuar poshtë në tokë duke rrezikuar jetë njerëzish.
Kjo rrugë është një nga më të populluarat dhe me numrin më të madh të qytetarëve gjatë orëve të mëngjesit. Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet përkatëse./abcnews.al