Gazetari nga Bujanovci, Nexhat Behluli ka bërë një reagim skandaloz pasi gazetari Valon Syla u sulmua mbrëmë nga tre persona në Prishtinë.
Në vend se ta dënojë aktin brutal të ushtruar ndaj një gazetari, ai zgjodhi ta përdor gjuhën e Vojisllav Sheshelit, për t’u lëshuar në ofendime e sulme kundër Sylës.
Po ashtu, ai përmes një fjalori katastrofal e të ulët shkroi në Facebook se në Serbi, gazetarët si Valon Syla “nuk i rrahin, por ua shohim fotografinë nëpër bandera”.
Mes tjerash, ai ka përdorur edhe një fotografi edhe të gazetares Arbana Xharra, e cila edhe vetë kishte qenë viktimë e një sulmi fizik, kohë më parë.