Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në raportin e auditimit të performancës “Projektet kapitale të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSST) për vitet 2015-2021”, ka gjetur një varg shkeljesh në procesin e realizimit të këtyre projekteve.
Sipas ZKA-së, në tenderin ‘Renovimi i zyreve në Kurriz’ të vitit 2017 KOSTT-i nuk ka arritur të na siguroj kopjen fizike të ofertës së OE-së me çmimin më të lirë. Komisioni për vlerësimin e ofertave për këtë aktivitet të prokurimit e kishte eliminuar ofertuesin më të lirë sepse ai nuk i kishte plotësuar disa kërkesa administrative (ndër to: mungesë të deklaratës mbi specifikat teknike). Ky arsyetim është paraqitur tek formulari për tenderuesin e eliminuar.
“Në dosjen origjinale nuk i kemi gjetur këto dokumente mirëpo, për tu siguruar, ne kemi kërkuar kopjen e pahapur të ofertës së këtij ofertuesi. KOSTT-i nuk ishte në gjendje të na e sigurojë atë me arsyetimin se në DT nuk e kishte cekur fare numrin e kopjeve që ofertuesit duhej dorëzuar. Përveç kësaj, sipas KOSTT-it, ka kaluar kohë e gjatë nga realizimi i procedurës së prokurimit dhe ka gjasë që është ngatërruar diku, humbur ose mund të mos jetë dorëzuar fare. Mirëpo kjo është e vetmja dosje që mungon pasi kopjet fizike të ofertave të të gjithë ofertuesve tjerë KOSTT-i na ka siguruar. OE i shpërblyer me kontratë është paguar 94,856 euro ndërsa çmimi i ofertës së eliminuar ishte 74,885 euro. Në këtë rast KOSTT-i nuk ka arritur të përmbushë parimin e ekonomisë pasi kontrata e fituesit të tenderit ishte më e shtrenjtë për 19,971 euro”, thuhet në raport.
Po ashtu gjetje tjetër është konstatuar me parregullësi ku përpiluesi i specifikave teknike është emëruar edhe në komision për vlerësimin e ofertave.
Një zyrtar i cili ka përgatitur specifikimet nuk mund të marrë pjesë si një anëtar i komisionit të vlerësimit. Në nëntë raste kemi vërejtur se KOSTT kishte caktuar zyrtarin që i kishte përgatitur specifikat teknike edhe në komisionin e vlerësimit të ofertave.
Kjo sipas ZKA-së, ka ndodhur tek kontratat: • ‘’Rifreskimi dhe Mirembajtja e IT së tregut’ • ‘’Furnizim me pajisje për trajtimin e vajit izolues ‘’ • ‘’Furnizim me Vaj Izolues’’ • ‘’ Renovimi i Ndërtesës Komanduese 110kV NS ISTOGU’’ • ‘’Furnizimi dhe montimi I UPS në ndërtesën Qendrore të KOSTT’’ • ‘’Furnizim me koka kabllore, lidhëse, shkarkues dhe kabllo 110kV – ritenderim’’ • ‘’Furnizimi me pjesë rezerve për mirëmbajtje në linja’’ • “Punimi i rrethojave në NS Therandë, SSH Drenasi (Çikatovë) si dhe ndriçimit të rrethojës’’ • ‘’Furnizimi dhe montimi i shenjave për sinjalizim të linjave sipas kërkesave të AVIACIONIT CIVIL’’.
“Kjo është pasojë e mos komunikimit mes Departamentit të Operimit të Transmisionit dhe Projekteve inxhinierët e të cilët kanë përpiluar specifikat teknike, dhe Departamentit të Prokurimit të cilët i kanë propozuar të njëjtit në komisione vlerësuese. Caktimit i zyrtarit që ka përgatitur specifikat teknike edhe si anëtar në komisionin e vlerësimit rezulton me konflikt interesi. Ky kombinim është në kundërshtim me rregullat e prokurimit dhe rrezikon që gjatë vlerësimit të tenderëve të jetë subjektiv dhe të favorizojë ndonjë nga operatorët ekonomik pjesëmarrës. Mos plotësimi i dosjes së tenderit, mungon identifikimi financiar Identifikimi Financiar’ është pjesë e dosjes standarde të Tenderit për punë, dhe plotësohet nga fituesi i kontratës. I njëjti(formular) duhet të përdoret për ti raportuar ndryshimet në llogarinë bankare. Nga 39 kontrata që kemi audituar kemi gjetur se 15 kontraktues nuk e kishin plotësuar formën standarde të dosjes mbi identifikimin financiar, gjegjësisht nuk kishin dhënë numrin e llogarisë bankare në të cilën KOSTT-i do t’ia bëjë pagesat për punët e kryera”, thuhet mes tjerash tek gjetjet e ZAK-së.
Po ahstu, në këtë institucion, jan konstatuar se licencat e blera për softuerë nuk shfrytëzohen.
” Kontrata për furnizim me softuer të licencuar në vlerë prej 72,688 euro qëllimi i së cilës ishte që të zëvendësohen pjesët qendrore të RTU-ve ekzistuese me gjithsej 14 licenca për 14 NS. Kjo kontratë ishte nënshkruar në dhjetor 2020 ende nuk është funksionalizuar. Pajisjet e vjetra kanë dalë jashtë funksioni dhe KOSTT-i s’ka monitorim dhe kontroll në largësi të NS-ve, për shkak se në këto pajisje janë duke u shfaqur prishje të shpeshta. Mirëpo, nga ekzaminimi fizik kemi vërtetuar se këto licenca nuk janë duke u shfrytëzuar. Sipas KOSTT-it, licencat e furnizuara nuk kanë filluar të përdoren për shkak se nuk janë kompatibile me harduerin ekzistues, ndërsa blerja e harduerit të ri (kompjuterë adekuat), që këto licenca të hyjnë në funksion, nuk ka pasur mundësi të realizohet si pasojë e situatës ndërkombëtare me pandeminë COVID 19 “, thuhet ne raport.
ZKA-japo ashtu ka gjetur se KOSST ka realiziar projekte të pa aprovuara nga ZRRE.
“Në raportet e kontratave të nënshkruara nga KOSTT për periudhën 2015-2021 kemi gjetur se KOSTT i ka realizuar 47 nga 312 kontrata të nënshkruara (aktivitete të prokurimit me procedurë të hapur) të cilat nuk janë dorëzuar paraprakisht për aprovim në ZRRE, e as pasi janë kryer investimet. Vlera e përgjithshme e këtyre kontratave është mbi 835,000 euro, ndërsa vlera individuale e kontratave sillet prej 2,000 euro deri 177,000 euro”, thuhet në raport.
Këto projekte, sipas Drejtorit të Departamentit të Tarifave dhe Çështjeve Rregullative, janë aprovuar vetëm nga Bordi i Drejtorëve të KOSTT, pasi si panel drejtues e aprovojnë buxhetin e planit për investime.
“Kjo ka ndodhur si pasojë e futjes së projekteve të reja, pasi ato ishin projekte ad-hoc dhe emergjente. Projekte të realizuara jo sipas planit zhvillimor Regjistri i projekteve kapitale tregon se KOSTT nuk i kishte dorëzuar paraprakisht për aprovim në ZRRE edhe 19 nga 42 mostrat e përzgjedhura për auditim. Prej tyre 11 projekte janë aprovuar më vonë në proces të ekzekutimit, katër projekte tjera janë raportuar në ZRRE dhe janë njohur me anë të Planit Investiv si dhe KOSTT-it iu janë njohur në bazën e aseteve. Pesë projekte tjera nuk janë aprovuar ende nga ZRRE sepse ZRRE konsideron se këto projekte janë më pak të rëndësishme dhe se planifikon t’i njeh si asete në periudhën 2023-2027”, thuhet në raportin e ZKA-së.
Sipas gjetjeve të auditimit, realizueshmëria e kontratave sipas raportimeve të bëra nga KOSTT ka arritur që të reduktoj humbjet në energji dhe energjinë e pa dërguar te qytetarët. Mirëpo mungesa e inspektimit të pajisjeve dhe stabilimenteve elektroenergjetike të nënstacioneve elektrike nga Inspektorati i Energjisë në Ministrinë e Ekonomisë mund të rezultojë në pasiguri tek qytetarët dhe të sistemit elektroenergjetik./IndeksOnline