Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë seancës së Kuvendit e ka kritikuar qeverinë Kurti.
Haradinaj ka thënë se nuk e kupton se si Qeveria e konsideron sukses faktin që e ka rritur buxhetin dhe s’ka bërë investime kapitale.
Sipas tij, për këtë dikush duhet të shkojë në burg.
“Ju siguroj se dikush ish dashtë me shku në burg që e ka mbajtë peng paranë e Kosovës dhe nuk e ka çuar te qytetari. Njëra nga arsyet pse e kemi gjendjen pa shpresë në vend është ndërprerja e krejt investimeve kapitale”, deklaroi Haradinaj.
Tutje, ai ka theksuar se që dy vjet kryeministri Kurti nuk e ka investuar në projekte kapitale.
Haradinaj tha se ka dy vjet që “kryeministri ynë nuk e ka fut një cent në projekte kapitale”.
“Unë mendoj që ti e ke një strategji perfide, sa i përket buxhetit. Ti po do me i lodhë njerëzit, po do me i lodhë komunat, kryetarët e komunave, sipërmarrësit, po do me i lodhë qytetarët, me i kthy në skllavë, që ata me u varë prej teje kur po ua jep një lëmoshë”.