Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, është deklaruara para seancës e cila fillon në ora 10:00 dhe I ka dy pika të rëndit të ditës, shkruan Gazeta Insajderi.
Pika e dytë e kësaj seancë është shpërndarja e Kuvendit të Kosovës, ku pas kësaj vendi pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Për këtë janë dakorduar të gjitha partitë politike të Kosovës.
Haradinaj, ka thënë se kjo është zgjidhja e vetme. Këto deklarata i ka bërë ai tek ka shkuar që të takohet me deputetët e partisë së tij, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
“Zgjidhja e vendit është ta dërgojmë vendin në zgjedhje. Do të votojmë të gjithë”, ka thënë Haradinaj, teksa ka hyrë në zyrën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, para se të niset për në Kuvend.