Kryenegociatori i palës serbe Petar Petkoviq pas takimit të nivelit trepalësh në Bruksel, me zv/kryeminstrin Besnik Bislimi dhe Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak ka deklaruar se për herë të parë ka hapa konkretë për Asociacionin.
“Më besoni, sot pas kaq vitesh, për herë të parë në kuadër të një takimi trepalësh, diskutuam hapat më konkretë për formimin e Asociacionin. Më saktë, çfarë duhet të bëjë Ekipi Menaxhues, në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015. U vërtetua qartë se hapi i parë në formimin e Asociacionin është prezantimi i draft-statutit të përgatitur nga ekipi menaxhues, në kuadër të një dialogu të nivelit të lartë”, tha Petkoviqi.