Drejtori i kompanis Elkos, Bajram Kelmendi, ka reaguar përmes një njoftimi ne facebook pas zjarrit qe sot ra në pikën e Elkos ne Pejë, raporton Gazeta Blic.
Kelmendi tha se nga përllogaritjet e para dëmet e shkaktuara janë rreth 35 milionë euro.
Ai premtoi se punëtorevë të të ndërtimit të fasfiksuar do t’iu qëndrojë afër sipas nevojës.
Kelmendi ka falenderuar organet përkatëse si zjarrëfikësit, Policinë, Emergjencat dhe mekanizmat përcjellës relevant, për angazhimin.
Drejtori i ELKOS premtoi se punëtorët që janë të prekur nga ky zjarr, do të sistemohen menjëherë, deri në ndërtimin e objektit të ri.