Ushtria ukrainase ka bërë të ditur se vetëm në 24 orët e fundit i ka zmbrapsur mbi 38 sulme ruse.
Rusia po i përqendron përpjekjet e saj në zonat Lyman, Bakhmut, Avdiivka, Maryinka dhe Shakhtarsk, tha shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, duke shtuar se aty forcat ukrainase zmbrapsën më shumë se 36 sulme.
Shtabi i përgjithshëm tha se ushtritë e Moskës po ushtronin ende presion mbi qytetin lindor të Bakhmut, por ai mbeti nën kontrollin e Ukrainës.
“Në drejtimin Bakhmut, armiku vazhdon të sulmojë qytetin, i cili po kontrollohet nga mbrojtësit tanë, si dhe në zonat e Orikhovo-Vasylivka, Bohdanivka, Ivanivske dhe Stupochky në rajonin e Donetsk” thuhet në njoftim, shkruan CNN.