Aksioni i sotëm i njësiteve speciale të Policisë së Kosovë në veri të territorit të Republikës së Kosovës, ka obsesionuar serbët, të cilët pas përfundimit të këtij aksioni i kanë kushtuar edhe një shkrim të gjatë këtyre njësive elite të Policisë së Kosovës, duke treguar në detaje se si janë formuar, cili është roli i tyre e çfarë armësh përdorin.
“Çfarë janë ROSU dhe FIT, njësitet speciale që kanë ndërhyrë në veri të Kosovës”, ky është titulli i gazetës serbe ‘blic’, kushtuar njësiteve speciale të PK-së, transmeton Gazeta Express.
Në këtë shkrim rikujtojnë edhe faktin se ishin pikërisht këto njësite të cilat kanë arrestuar muaj më parë drejtorin e të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Marko Gjuriqin.
Për ROSU-në shkruajnë se është trajnuar nga dy amerikanë, nga kreu i CIVPOL-it, Angel Kveipo, dhe zëvendësi i tij, Jim Renfrau, si pjesë e UNMIK-ut.
Mediumi serb kujton se të dy janë profesionistë për operacionet që kanë të bëjnë me luftën kundër trafikimit të drogës, arrestimeve dhe trazirave.
“Ata janë ligjërues dhe instruktorë për ekspertët e ardhshëm nga SHBA, Gjermania, Britania e Madhe, Franca e Turqia”, shton mediumi, trasnmeton Express.
Ndërkohë sa përket armëve, mediumi serb shkruan se ROSU përdor pistoleta të tipit “Glock 19”, “Hekler MP-5, dhe kallashnikov të modifikuar AK 47, gaz lotsjellës dhe snajperë.
“Zyrtarët shqiptarë në Kosovë thonë se ata kanë autoritetin për të vepruar në të gjithë territorin e Kosovës”, thuhet në këtë shkrim për njësitet speciale të Policisë së Kosovës.
Ndërkohë për njësitin FIT, ata thonë që është më i ri se ROSU, dhe tregojnë se ishte aktivizuar për të arrestuar Marko Gjuriqin.
Ndër të tjera thonë që informacionet për këto njësite mbahen në konfidencialetet.
“Origjina e këtyre njësiteve daton që në vitin 2003, kur ato ishin vetëm dy ekipe me nga 15 anëtarë. Gjatë viteve FIT ka ndryshuar emrin në mars të vitit 2005, nga FIT në SIG (Special Intervenation Group)”, thuhet ndër të tjera në shkrim .
Ndërkohë përmenden armët që përdorin, si “Kalashnikov”, “Glok 19” dhe “Hekler MP-5”