Një qytetar nga Ferizaj kishte rënë në pritë të një sulmi të armatosur nga disa persona, të cilët ia morën edhe 770 euro.
Siç njofton policia gjatë mbrëmjes së djeshme personi ka raportuar se derisa ka qenë duke u kthyer në shtëpinë me veturë, është goditur nga vetura e katër të dyshuarve, ku tre prej tyre kanë qenë të armatosur me AK47, shkruan arbresh.info.
Po ashtu personat e armatosur ia morën edhe 770 euro.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.