Parada ushtarake e Serbisë që është mbajtur sot në Nish, është udhëhequr nga gjenerali serb, Vladimir Lazareviq, ish-komandant i armatës së tretë që ka vepruar gjatë kohës së ish-Jugosllavisë në Prishtinë.
Lazareviç është dënuar nga Tribunali i Hagës me 14 vjet për krime kundër njerëzimit, për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës dhe për trajtime çnjerëzore.
Në këtë paradë ushtarake madje Lazareviçit i ishte dhënë edhe një fjalë rasti, ku kishte thurur lavde për triumfin e Serbisë, kundër shteteve të cilat tashmë edhe kanë krijuar paktin e NATO-s.
Lidhur me këtë ka reaguar ashpër ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kyle Scott.
Ai një vendim të tillë të autoriteteve serbe e ka quajtur një trup të madh.
“Është një turp që një i dënuar për krime lufte të marshoj përpara atyre të cilët tregojnë respekt ndaj aleatëve të cilët vdiqën duke luftuar për paqe dhe drejtësi në Evropë. Dita e Evropës- Vlerat Evropiane”, ka shkruar Scott në profilin e tij zyrtar në Twitter.
Për një paradë të tillë kanë shkruar edhe mediat e mëdha botërore. Ëashington Post paradën e sotme ushtarake të Serbisë, e ka cilësuar si tregim force për Kosovën, dhe rritje të aleancës ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.
Ndër të tjera, në artikullin e gazetës amerikane, thuhet se çfarëdo ndërhyrje ushtarake e Serbisë në Kosovë, do të bënte që forcat serbe të përballeshin me paqeruajtësit e NATO-së.
Në këtë paradë ka marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili ka thënë se shpreson që të mos vjen puna që të përdoren ato armë, por që thotë se në rast të ndonjë konflikti ato do të përdoren ndaj agresorit.