Sot Prishtina në disa zona të saj ka qenë e stërmbushur nga mbeturinat, si pasojë e grevës së punëtorëve të Ndërmarrjes “Pastrimi”.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu. Ai grevën e ka quajtur legjitime por formën e ‘revoltës” e ka cilësuar si jo të duhur.
“Sot bashkë me nënkryetarin e komunës, Alban Zogaj, kemi takuar punëtorët dhe kemi dashtë që së afërmi t’i dëgjojmë problemet e tyre. Kërkesat për rritje të pagës është legjitime dhe duhet një rritje page, mirëpo jo sot të lajmërohet dhe sot të futen në grevë, përndryshe është e nevojshme rritja e pagës dhe ne si komunë jemi me ta”, ka deklaruar Musliu.